“JEMI GATI PËR ÇDO RIVAL”, Mbappe: Problemi në kyçin e këmbës nuk është serioz
Kylian Mbappe kërkon që Franca të mbetet me këmbë në tokë pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke paralajmëruar se rruga drejt trofeut bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sulmuesi francez u shpreh se skuadra është e kënaqur gati për çdo kundërshtar. Mbappe foli edhe për dëmtimin që e detyroi të largohej nga fusha, duke sqaruar se problemi në kyçin e këmbës nuk është serioz

Mbape vijon të shkëlqejë në kupën e botës.
Pavarsisht se humbi një penallti, ai arriti të shënonte një supergol në fitoren ndaj marokut, ndërsa dha dhe një asist per dembele.
Ai ka barazuar mesin me 8 gola, ndërsa ka edhe 3 asiste. Pas sfide, ai foli për mediat ku deklaroi se ndeshja e radhës do të jetë akoma më e vështirë për francën.
" Jemi në gjysmëfinale dhe jemi shumë të kënaqur. Ka ende shumë rrugë për të bërë dhe jemi të vetëdijshëm se ajo që na pret do të jetë edhe më e vështirë. Jemi gati të përballemi me çdo gjë kundërshtar që na del përpara”.
Mbape la fushën në minutën e 77 për shkak të një dëmtimi, por ai konfirmon se nuk është i rëndë.
" Jam mirë. Mora një dëmtim në kyçin e këmbës, por jam mirë. Mendoj se në atë moment Mateta ishte më i përgatitur se unë për të luajtur 15 minutat e fundit, kështu që u largova. "
Mbape u ul në stol dhe i vendosi akull këmbës. Megjithatë, pas fishkëllimës së përfundimit të ndeshjes, Mbappe iu bashkua festimeve të ekipit duke kërcyer. Ai pritet të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e 14 korrikut.

