Jon Bon Jovi dominon në skenën muzikore pas katër vitesh, operacioni që i ndërpreu karrierën

Jon Bon Jovi i është rikthyer skenës pas katër vitesh si pasojë e nënshtrimit të një operacioni për riparimin e një korde vokale të dëmtuar.
Rockeri 64-vjeçar performoi në Madison Square Garden në NewYork, duke hapur turneun e grupit të tij, Forever Tour. Grupi performoi nw më shumë se dy orë, rreth 21 këngë.
Bon Jovi do të rikthehet në skenën e MSG edhe për tetë koncerte të tjera gjatë muajit korrik, përpara se të nisë turneun në Mbretërinë e Bashkuar në muajin gusht.
"Shumë punë e palodhur dhe shumë njerëz të talentuar na ndihmuan të arrinim deri këtu. Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në realizimin e Forever Tour. Tani është radha jonë të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Hajde, djem!", shkroi ai në një meszh në rrjete sociale para koncertit për ndjekësit e tij.
Ai mahniti fansat me interpretimin e vargut: "Çfarë do të bëje nëse do të këndoja jashtë tonalitetit", duke iu referuar operacionit të zërit që kishte kaluar.
Gjatë koncertit ai shtoi se ndihej "mirënjohës dhe i përulur nga e gjithë kjo përvojë."

