Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina në gjysmëfinale, Botërori ndjek skenarin e FIFA-s

Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina në gjysmëfinale, Botërori

Botërori 2026 po shkon drejt fazës vendimtare pa surpriza të mëdha. Katër skuadrat që konsideroheshin favoritët kryesorë për trofeun kanë siguruar një vend në gjysmëfinale, duke konfirmuar pritshmëritë e krijuara para nisjes së turneut.

Faza me eliminim direkt nuk solli shumë rezultate të papritura.

Në 24 nga 28 ndeshje u kualifikuan skuadrat që vlerësoheshin favorite, ndërsa eliminimet e Gjermanisë dhe Brazilit mbeten surprizat më të mëdha të këtij Botërori.

Nga gara u larguan gjithashtu edhe Holanda dhe Kolumbia.

Në gjysmëfinale kanë mbërritur Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina, katër ekipet që ndodheshin në krye të renditjes së FIFA-s dhe që ishin vendosur në anë të ndryshme të shortit, me kusht që të fitonin grupet respektive.

Ky skenar u realizua plotësisht, pasi të katër përfaqësueset fituan grupet e tyre dhe shmangën përballjet direkte deri në gjysmëfinale.

Sipas vlerësimeve para ndeshjeve vendimtare, Franca konsiderohet favorite në përballjen me Spanjën, ndërsa Anglia shihet me më shumë shanse për të kaluar Argjentinën dhe për të siguruar një vend në finalen e Botërorit 2026.

EMISIONET