Dh*nimi i 17-vjeçares në Fier/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë ndaj tri vajzave, ja VENDIMET

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat për dhunimin e një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.
Në seancën për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi që 20-vjeçarja e dyshuar të vijojë të qëndrojë në masën "arrest me burg".
Për njërën nga dy 15-vjeçaret u konfirmua masa "arrest në shtëpi", ndërsa për të miturën tjetër u vendos "shtrim i përkohshëm në spital psikiatrik".
Sipas autoriteteve, masat janë caktuar duke marrë parasysh moshën e secilës prej të dyshuarave dhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen që po hetohet.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa organet proceduese po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të secilës prej personave të përfshirë.


