(FOTO) Ronaldo ndez polemikat/ Pëlqen videon që akuzon FIFA-n për favorizim të Argjentinës në Botëror

(FOTO) Ronaldo ndez polemikat/ Pëlqen videon që akuzon FIFA-n për

Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen pas një veprimi në rrjetet sociale, pasi profili i tij zyrtar në Instagram ka pëlqyer një video ku ngrihen akuza ndaj FIFA-s për favorizim të Argjentinës gjatë Kupës së Botës 2026.

Në videon e publikuar nga një gazetare spanjolle, pretendohet se Argjentina ka përfituar nga vendimet e FIFA-s gjatë rrugëtimit drejt finales së turneut. Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pëlqimi i Ronaldos ndaj këtij postimi ka bërë që shumë tifozë të interpretojnë veprimin si një mbështetje ndaj këtyre pretendimeve, duke nxitur debate mes adhuruesve të futbollit.

(FOTO) Ronaldo ndez polemikat/ Pëlqen videon që akuzon FIFA-n për

Në video hidhen akuza të forta ndaj institucionit më të lartë të futbollit botëror, ndërsa pretendohet se Argjentina nuk do të kishte arritur në finalen e Botërorit pa ndihmën e FIFA-s. Këto pretendime, megjithatë, nuk janë të mbështetura me prova zyrtare.

Ronaldo, i cili shënoi tre gola në Kupën e Botës 2026, u eliminua me Portugalinë në fazën e 1/8-tave, ndërsa Argjentina arriti deri në finalen e turneut.

EMISIONET