Finalja përfundon me tensione/ Otamendi përplaset me Rodrin pas humbjes së Argjentinës

Finalja përfundon me tensione/ Otamendi përplaset me Rodrin pas

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës u shoqërua me tensione të mëdha edhe pas përfundimit të ndeshjes, ku disa lojtarë argjentinas u përfshinë në përplasje verbale me kampionët e rinj të botës.

Një nga momentet më të nxehta ndodhi pas vërshëllimës së fundit, kur mbrojtësi i Argjentinës Nicolás Otamendi u përball në një debat të ashpër me mesfushorin spanjoll Rodri.

Situata ishte tensionuar më herët pas përplasjes mes Leandro Paredes, Gavit dhe Eric Garcias, ndërsa Nahuel Molina gjithashtu u përfshi në një incident fizik me Rodrin gjatë festimeve të spanjollëve.

Sipas mediave spanjolle, gjatë debatit mes Otamendit dhe Rodrit, mbrojtësi argjentinas i është drejtuar mesfushorit spanjoll me fjalë të ashpra.

“Fol më pak, idiot. E kaluat gjithë javën duke qarë. Gjithë javën vetëm jeni ankuar”, raportohet t’i ketë thënë Otamendi Rodrit.

Në debat u përfshi edhe mbrojtësi spanjoll Aymeric Laporte, ndërsa Otamendi dyshohet se iu referua deklaratave të Laportes para finales, ku ai kishte komentuar stilin fizik të lojës së Argjentinës.

Rodri kërkoi sqarime për akuzat, ndërsa mbrojtësi argjentinas vazhdoi duke përmendur reagimet e spanjollëve gjatë javës para finales.

Humbja 1-0 ndaj Spanjës dhe tensionet e krijuara pas ndeshjes kanë bërë që finalja të mbahet mend jo vetëm për golin e Ferran Torres, por edhe për përplasjet mes dy skuadrave.

EMISIONET