Messi kërkoi karton të kuq për Cucurellan në finale/ Zbulohet biseda mes dy lojtarëve

Messi kërkoi karton të kuq për Cucurellan në finale/

Një moment i tensionuar nga finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës ka tërhequr vëmendjen pas përfundimit të ndeshjes, ku Lionel Messi kërkoi ndëshkimin e mbrojtësit spanjoll Marc Cucurella.

Spanja fitoi finalen 1-0 pas kohës shtesë me golin e Ferran Torres, por minutat e fundit u shoqëruan me shumë tensione dhe përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Në minutat shtesë, mesfushori argjentinas Enzo Fernandez u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj Pau Cubarsit. Pas këtij momenti, Cucurella iu afrua kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi, duke i prekur buzën e poshtme gjatë komunikimit.

Messi reagoi menjëherë duke kërkuar nga arbitri përjashtimin e mbrojtësit spanjoll, duke pretenduar se Cucurella kishte komunikuar duke mbuluar gojën, veprim që mund të ndëshkohet me karton të kuq sipas rregullave të reja të FIFA-s.

Megjithatë, gjyqtari nuk e penalizoi Cucurellan, pasi rregulli zbatohet vetëm kur një lojtar përdor këtë mënyrë komunikimi për të shprehur qëllime fyese apo agresive.

Në rrjetet sociale është përhapur edhe një tjetër version i situatës, sipas të cilit Cucurella nuk po provokonte Messin, por po i tregonte atij se Pau Cubarsi kishte pësuar dëmtim në buzë pas ndërhyrjes së Fernandez.

Momenti ka shtuar edhe më shumë diskutimet rreth tensioneve që shoqëruan fundin e finales së Botërorit.

 

EMISIONET