Finalja që vlen dy trofe, Yamal dhe Messi luftojnë edhe për “Topin e Artë”

Finalja që vlen dy trofe, Yamal dhe Messi luftojnë edhe për

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës nuk do të vendosë vetëm fituesin e trofeut më të rëndësishëm në futbollin botëror, por mund të jetë edhe momenti vendimtar në garën për “Topin e Artë”.

Lionel Messi është rikthyer në qendër të vëmendjes si një nga favoritët kryesorë për çmimin prestigjioz. Sipas të dhënave të platformës së parashikimeve Polymarket, kapiteni i Argjentinës vlerësohet me rreth 32 për qind shanse për ta fituar “Topin e Artë”, duke kryesuar mbi rivalët e tij.

Paraqitjet vendimtare të 39-vjeçarit gjatë Kupës së Botës 2026 dhe roli i tij në suksesin e Argjentinës kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kuotave.

Nëse do të triumfonte edhe një herë, Messi do ta thellonte më tej rekordin e tij si futbollisti me më shumë fitore të “Topit të Artë” në histori.

Megjithatë, në anën tjetër qëndron talenti spanjoll Lamine Yamal, i cili ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Spanjës në këtë Botëror.

Një paraqitje vendimtare dhe triumfi në finale mund ta shndërrojnë 19-vjeçarin në favoritin kryesor për çmimin individual, duke e bërë duelin me Messin edhe më të rëndësishëm.

EMISIONET