Botërori me 64 skuadra është tashmë realitet, vjen komunimimi i presidentit të CONMEBOL

Duket se Botërori me 64 skuadra është realitet, të paktën kjo kuptohet nga fjalët e presidentit të CONMEBOL, Alejandro Dominguez. Ky i fundit iu drejtua rrjetit social X ku shkruante: ‘Botërori i ardhshëm do të luhet në shtëpi. Në 2030 vjen Botërori i Uruguajit, Argjentinës dhe Paraguajit. Një mundësi e madhe për futbollin për të festuar 100 vjetorin e kompeticionit me një edicion me 64 skuadra’.
Janë këto fjalë që duken si diçka e sigurt, kjo edhe sepse vetë Dominguez është i pari që është në favor të një turneu të zgjeruar në edicionin e 100 vjetorit
POZICIONI I FIFA— Njoftimi i Dominguez vjen pak ditë pas deklaratave të presidentit Gianni Infantino që konfirmoi se kjo ide është në tryezën e diskutimeve edhe pse nuk la të kuptohet se nuk është marrë një vendim. ‘Të gjithë duhet të marrin pjesë në Botëror, jo vetëm Evropa apo Amerika Latine. Kjo është një temë që do të ekzaminohet dhe do të diskutohet nga komisionet kompetente pas këtij Botërori’-ishin fjalët e Infantinos në një intervistë për median zvicerane Bluewin.
NGA LINDI IDEJA— Ideja për njëBotëror me 64 skuadra u hodh për herë të parë në 2025 nga presidenti i Federatës Uruguajane Ignacio Alonso gjatë një mbledhjeje të Këshillit të FIFA. Më pas u paraqit edhe nga vetë CONMEBOL dhe përforcuar nga Dominguez që gjithnjë ka mbështetur nevojën për një turne të jashtëzakonshëm për të festuar 100 vjetorin e Kupës së parë të Botës që u zhvillua në Uruguaj në 1930.
Në muajt e fundit, FIFA nisi të diskutojë konkretisht projektin. Në fund të shtatorit në Neë York u zhvillua një takim mes Infantinos, sekretarit të përgjithshëm të FIFA, Mattias Grafstrom dhe një delegacion amerikanolatin të drejtuar nga Dominguez dhe me presidentët e Paraguajit e Uruguajit dhe krerët e federatave të Argjentinës, Paraguajit dhe Uruguajit. Zgjerimi i mundshëm supozohet të jetë në 64 skuadra pjesëmarrëse duke iu hapur dyert në fazën finale për më shumë se 30% të 211 federatave anëtare të FIFA.
KUNDëRSHTIMI— Një projekt që gjithsesi vazhdon të kundërshtohet me forcë. Në muajt e fundit presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin e përshkroi hipotezën si një ide të keqe duke nënvizuar pasojat që do të kishte te kualifikueset për Botërorin, ndërkohë që edhe presidenti i CONCACAF. Victor Montagliani kishte dalë kundër. Por në sfond në këtë pikë është politika; në fakt CONMEBOL është shfaqr në favor të Infantinos në zgjedhjet e 2027 dhe tema e zgjerimit të Botërorit 2030 në këtë mënyrë mund të jetë në qendër të diskutimit.

