Banderola e Yamalit pushton rrjetin/ Tallja me Paredes dhe Gavin bëhet virale pas triumfit të Spanjës

Banderola e Yamalit pushton rrjetin/ Tallja me Paredes dhe Gavin bëhet

Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por edhe me një moment që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Gjatë paradës me autobusin e hapur drejt sheshit Cibeles, Lamine Yamal mori nga tifozët një banderolë që shkaktoi të qeshura mes lojtarëve dhe tërhoqi vëmendjen e publikut.

Në njërën anë të saj shfaqej vëllai i vogël i Yamalit, Keyne, i paraqitur në mënyrë humoristike si Jezu Krishti. Ndërsa ana tjetër mbante mbishkrimin: “Ngjarja e vitit: Paredes kundër Gavi”, një referencë ndaj spektaklit të boksit të organizuar nga Ibai Llanos.

Yamal e ngriti banderolën para tifozëve dhe, me humor, thirri “Shihemi!”, duke ftuar publikisht Ibai Llanos që të organizojë një duel mes dy futbollistëve në edicionin e ardhshëm të eventit.

Mesazhi lidhej me incidentin e tensionuar pas finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës. Sipas raportimeve, mesfushori argjentinas Leandro Paredes u përfshi në një përplasje me Eric Garcian, ndërsa Gavi ndërhyri për të mbrojtur shokun e skuadrës. Situata degjeneroi në përplasje fizike, me Paredes që dyshohet se e goditi dhe e shtyu mesfushorin spanjoll.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta, ndërsa FIFA ka nisur një hetim ndaj Leandro Paredes për incidentin e ndodhur pas përfundimit të finales.

 

 

EMISIONET