Pas kartonit të kuq në finale, Enzo Fernandez thyen heshtjen: Do të vazhdoj të jap gjithçka për Argjentinën

Pas kartonit të kuq në finale, Enzo Fernandez thyen heshtjen: Do

Mesfushori i Argjentinës, Enzo Fernandez, ka reaguar për herë të parë pas finales së humbur të Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës dhe kartonit të kuq që mori në fund të kohës së rregullt, duke falënderuar tifozët dhe duke dërguar një mesazh plot emocion.

Argjentina u mposht 1-0 pas kohës shtesë në finalen e së dielës, ndërsa Fernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj Pau Cubarsit, një moment që shkaktoi kritika të shumta ndaj tij.

Përmes një postimi në Instagram, mesfushori theksoi se vlera e kësaj skuadre shkon përtej rezultatit të një ndeshjeje.

"Me kalimin e kohës e kupton se ka diçka shumë më të rëndësishme se rezultati. Kjo skuadër ka treguar gjithmonë versionin më të mirë të vetes dhe na ka mësuar se të garosh do të thotë të japësh gjithçka për fanellën dhe të mos dorëzohesh kurrë", shkroi ai.

Fernandez e cilësoi privilegj të qenit pjesë e kombëtares argjentinase, duke theksuar se skuadra ka luftuar gjithmonë me krenari, përulësi dhe përkushtim.

Në fund të mesazhit, ai falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe premtoi se do të vazhdojë të japë maksimumin sa herë të veshë fanellën e Argjentinës.

"Është nderi më i madh i karrierës sime të përfaqësoj vendin tim dhe do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që të kem mundësinë ta mbroj këtë fanellë", përfundoi mesfushori argjentinas.

EMISIONET