Barazim fatal ndaj Levantes, Barcelona i jep duart titullit

Barazim fatal ndaj Levantes, Barcelona i jep duart titullit

Janë tre ndeshje të mbetura në Primera Division dhe kush ndalet është jashtë luftës për titull. Barcelona gabon në sfidën e parë nga 3 të fundit ku nuk arrin të marrë më shumë se një barazim 3-3 në transfertën ndaj Levantes.

Dy golat e shpejtë në pjesën e parë me Messin në 26’ dhe Pedrin në 35’ krijuan idenë se katalanasit do ta kishin shumë të lehtë sfidën dhe fitoren por me të filluar fraksioni I dytë, Levante fillimisht me Melero në 57’ dhe Morales në 60 barazuan në 2-2 ndeshjen.

Vetëm 6 minuta më pas, Ousmane Dembele rikthen qetësinë për skuadrën e Koeman me një gol me të djathtën. Minutat e mbetura ishin plot vuajtje për Barcelonën që gjithsesi u përpoq dhe nuk ia dioli pasi Sergio Leon në 84’ barazon ndeshjen në 3-3. ruajti rezultatin dhe fitoren që e kalon përkohësisht në vendin e parë në renditje. Katalanasit tani janë në vendin e dytë përkohësisht por nëse Atl. Madrid dhe Real Madrid fitojnë ndeshjet e tyre, diferenca për Messin me shokë bëhet më e madhe dhe titulli pothuajse I paarritshëm.

EMISIONET