Napoli likuidon Udinesen, ngjitet në vend të dytë në Serinë A

 

Asnjë gabim nga Napoli dhe Gattuso kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje për të kaltërit në garën për Champions League. Në “Maradona Stadium” nuk kishte histori teksa skuadra vendase mposhti Udinesen 5-1 në një ndeshje të dominuar që nga fillimi deri në fund të saj.

Piotr Zielinski në 29’ dhe një kryevepër e Fabian Ruiz në 31’ i dhanë qetësinë të kaltërve në pjesën e parë pavarësisht golit të Okakas për Udinesen ndërsa edhe në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë me meksikanin Lozano në 56’ dhe Di Lorenzo në 66’ dhe për ta mbyllur, qershia në fund e Lorenzo Insigne në 91’.

Gjithçka e lehtë për Gattuson që edhe pse është pothuajse çdo ditë në qendër të zërave që e shikojnë larg Napolit, ai vijon ta udhëheqë skuadrën drejt Champions League dhe për momentin është në vend të dytë në renditje me 73 pikë.

Fiorentina dhe Verona janë dy skuadrat e radhës ndaj të cilave Napoli ka detyrën të marrë 6 pikë dhe të sigurojë objektivin e madh ndërsa më pas Gattuso dhe De Laurentiis mund të diskutojnë të qetë të ardhmen e trajnerit.

EMISIONET