Baku: Një klasike plot telashe për Tiranën. Po rrëshqet në të gjitha anët në drejtim të paditur

Baku: Një klasike plot telashe për Tiranën. Po rrëshqet

Vllaznia ka fituar klasiken përballë Tiranës me rezultatin 3-4.

Takimi i zhvilluar në “Roza Haxhiu” të Lushnjes u zhbllokua shpejt teksa për shkodranë realizoi Bekim Bala. Numri 9 i kuqebluve realizoi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të Gjumsit ndaj Dodajt, me gjyqtarin Jorgji që akordoi penallti në favor të shkodranëve.

Në studion e “Sport Focus” gazetari i sportit Ervin Baku e cilësoi një klasike plot telashe për Tiranën.

“Sepse Tirana është degdisur sa në Vlorë e sot në Lushnje në orën 2 të drekës. Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh mes klubit dhe Bashkisë së Tiranës, pasi kishte një kontratë 18 vjeçare për stadiumin.

Është e papranueshme të godasësh futbollistët se po festonin, dhe një klasike tërësisht për t’u harruar. Shkodranët e fituan me meritë, ndërsa Tirana po rreshket në të gjitha anët në drejtim të paditur”, theksoi në analizën e tij gazetari Ervin Baku.

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME GAZETARIN ERVIN BAKU

EMISIONET