Baggio hedh “bombën”: Shumë raste me kancer, ndoshta kemi marrë substanca të dëmshme

Për herë të parë në Itali, një pjesëtar i komunitetit të futbollit flet hapur dhe thitë atë që mendon në lidhje me dy vdekjet e parakohshme të Vialli-t dhe Mihajlovic. Ish-mesfushori Kombëtares Italiane, Dino Baggio lëshon “bombën” duke e pranuar se futbollistët e brezit të tij kanë marë substanca që sot mund të konsiderohen edhe si të dyshuara.
“Duhet të hetohet mbi substancat që kemi marrë në atë kohë. Doping ka pasur gjithmonë. Duhet të kuptojmë nëse disa nga integryesit që kemi marrë, na kanë dëmtuar. Unë kam shumë frikë sepse kanceri po prek gjithmonë e më shumë lojtarët”.
Ish-mesfushori i Juventus, Inter, Parmës dhe Lazio-s, shton më tej:
“Nuk e di nëse mund të bëjmë një lidhje me substancat që kemi marrë por e theksoj, doping ka pasur përherë. Gjithmonë ekziston rreziku dhe ne duhet të jemi sigurt sot nëse ato substanca ndikojnë në sëmundjet kancerogjene. Ndoshta kanë lidhje edhe përbërësit që ndihmonin barin e fushave të mos prishej”.

