Shkodër, partitë ende nuk kanë dorëzuar komisionerët
Kryetarët e zonave të administrimit zgjedhor evidentojnë vonesat e partive politike për të dorëzuar emrat e komisionerevë, që më pas do të marrin në dorëzim bazën materiale.
Gentian Ibroja, Kryetar ZAZ 3: “ Në ZAZ-në nr 3 gjithçka vijon në rregull, baza materiale është gati. ZAZ nr 3 ka një shtrirje nga Zogaj deri në Kiras dhe merr një pjesë të Perashit. Kemi 46 qendra votimi në juridiksionin e ZAZ-së nr 3. “
Agim Plepi, Kryetar ZAZ 4: Vetëm që nuk kanë ardhur listat e komisionerëve akoma nga partitë respektive, përveç LSI-së, që i ka sjellë listat ne afattin e duhur, partitë e tjera ende nuk i a kanë sjellë listat, as PS, as Pd.
Shqetësuese në ZAZ-në nr.2 mbetet edhe mungesa e një pjese të bazës materiale, ku në komuna të caktuara, në kuti nuk është vula zgjedhore që do të përdoren në procesin e votimit. Anëtarët e komisionit kanë vendosur që e gjithë baza materiale të rimerret në duar nga e para dhe për çdo verifikim të kryhet raportimi në Komisionin QEndror të Zgjedhjeve. Qarku i Shkodrës ka gjithsej 8 Zona të Administrimit Zgjedhor, 5 për bashkinë Shkoder, 1 për 1 për Malësinë e Madhe, 1 për Vaun e Dejës, 1 Puka dhe 1 Fushë - Arrëzi.
