Rastet e “elite controller”: Shpresa e re për kurën e HIV-it!

Rastet e “elite controller”: Shpresa e re për kurën e

Shkencëtarët në mbarë botën po studiojnë një grup shumë të vogël individësh të njohur si “elite controllers”, të cilët kanë aftësinë e jashtëzakonshme të mbajnë virusin HIV nën kontroll pa trajtim mjekësor, me shpresën se kjo mund të çojë drejt zhvillimit të një kure të mundshme.

Një nga rastet më të njohura ishte ajo e Loreen Willenberg, një grua nga Kalifornia, e cila u diagnostikua me HIV në vitin 1992, por për dekada me radhë nuk zhvilloi sëmundjen falë një reagimi të jashtëzakonshëm të sistemit imunitar.

Rasti unik i Loreen Willenberg

Willenberg jetoi për më shumë se 30 vite pa trajtim antiretroviral, ndërsa virusi mbeti i shtypur në trupin e saj. Studiuesit e konsideronin një nga rastet më të rralla dhe më të rëndësishme në kërkimin për HIV.

Në vitin 2022, ajo u diagnostikua me kancer në fazë të avancuar, por edhe pas trajtimeve intensive dhe dobësimit të sistemit imunitar, studiuesit nuk gjetën gjurmë të HIV-it në trupin e saj.

Rastet e “elite controller”: Shpresa e re për kurën e

Sipas profesoreshës Xu Yu nga Ragon Institute, analizat e miliarda qelizave nuk zbuluan asnjë virus aktiv, duke ngritur mundësinë që ajo mund të ketë eliminuar plotësisht HIV-in në mënyrë natyrale.

Shpresa për kurën e HIV-it

Willenberg ndërroi jetë në prill të vitit 2026, por rasti i saj ka lënë pas një trashëgimi të rëndësishme shkencore. Studiuesit besojnë se këta individë të rrallë mund të ndihmojnë në zhvillimin e trajtimeve të reja për miliona njerëz që jetojnë me HIV në mbarë botën.

Një rast tjetër i ngjashëm po studiohet në Argjentinë, ku një paciente e njohur si “Esperanza” gjithashtu tregon shenja të mundshme të eliminimit të virusit.

Shkencëtarët shprehen optimistë se studimi i këtyre rasteve mund të hapë rrugën drejt trajtimeve të gjeneratës së re dhe, në të ardhmen, një kure të mundshme për HIV./BBC

EMISIONET