SHBA, 10 të vrarë gjatë natës

SHBA, 10 të vrarë gjatë natës

Autoritetet amerikane kanë deklaruar  se 10 peronsa janë vrarë në dy ngjarje në Qytetin Nju Jork dhe Feniks të Arizonës.

Policia në Nju Jork tha se pesë persona gjetën vdekjen pasi u qëlluan me thikë, në një banesë në Bruklin.

Nuk dihet lidhja farefisnore e viktimave dhe është e paqartë se kush është përgjegjës për këto vrasje.

Në qytetin jugperëndimor Feniks, policia tha se katër trupa të pajetë janë gjetur të vrarë me armë në një kompleks banesash.

Sipas policisë, agresori është gjetur i vdekur pasi ishte vetëvrarë.  Ndërkohë vijojnë ende hetimet për të dyja ngjarjet e rënda.

EMISIONET