Restaurohet kisha 267-vjeçare e Karavastasë

Është përuruar për Krishtlindje, kisha e Shën Thanasit në Karavasta, monument kulture i kategorisë së parë. E ndërtuar në vitin 1778, objekti i kultit iu nënshtrua restaurimit, falë investimit  me vlerë 7 milionë lekë nga një fond i Ministrisë së Kulturës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin arkitekti Maks Velo dhe deputeti i PS-së, Erjon Braçe.

Në Ditën e lindjes së Krishtit, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka vizituar ambientet e restauruara të Kishës së Shën Thanasit, në Karavasta të Lushnjës, monument kulture i kategorisë së parë.

kisha aaKumbaro premtoi futjen e objektit të kultit në listën e vendeve ku artistë të TOB do të performojnë në të ardhmen.

Ministrja Kumbaro: “Ministria e Kulturës do ta fusë kishën e Karavastasë, kishën e kuqe të Shën Thanasit, në itenerarin e aktiviteteve artistike. Një vend koncertesh ku Teatri i Operas dhe Baletit të vij të japë koncerte për ju, por edhe për turistë të tjerë”.

Arkitekti Maks Velo dhe deputeti i zonës Erion Braçe vlerësuan se monumenti bashkë me 500 ikonat unike të saj, do të jetë magnet për turistët.

Maks Velo: “Të shohësh me çfarë mjeshtërie është bërë sa që të gjitha figurat janë të ndryshme njera nga tjetra. Mjekrra, vështrimi, flokët, ngjyra, d.m.th me një fantazi dhe personalitet të jashtëzakonshëm.

Erjon Braçe: “Bëhuni gati të prisni njerëz siç i keni pritur ditë për ditë e vit për vit këtu në Karavasta. Do t’i mirëprisni për t’i treguar pikërisht këtë që keni ruajtur ju në radhë të parë”.

Kisha e shën thanasit në Karavasta e ndërtuar në vitin 1778, u pikturua me afreske  nga vëllezërit grabovarë Joan dhe Gjergji Katro.

/Oranews.tv/

EMISIONET