Rudolph: Kosovës i duhet një qeveri e re, jo një tjetër periudhë pasigurie...

Rudolph: Kosovës i duhet një qeveri e re, jo një tjetër

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe një sinjal të qartë për qeverisjen e katër viteve të ardhshme.

Diplomati gjerman u shpreh se Kosova duhet të funksionalizojë institucionet pa vonesa, në mënyrë që të shmangë hyrjen në një periudhë tjetër pasigurie politike.

“Nevojitet një sinjal nga Kosova se kush do t’i formojë institucionet për katër vitet e ardhshme.

E di që diskutimet dhe procesi janë në vazhdim, por do të ishte mirë që institucionet të krijohen sa më shpejt dhe të mos hyjmë në një raund tjetër të pasigurt”, deklaroi Rudolph.

Ai nënvizoi se stabiliteti institucional është i rëndësishëm për funksionimin normal të shtetit dhe për vazhdimin e proceseve të rëndësishme politike dhe zhvillimore në vend.

EMISIONET