Festimi i Botërorit kthehet në tragjedi, shembet shatërvani në Spanjë/ Humb jetën 13-vjeçari

Festimi i Botërorit kthehet në tragjedi, shembet shatërvani

Gëzimi i triumfit të Spanjës në Kupën e Botës është kthyer në një tragjedi në qytetin Ciudad Rodrigo, Salamanca, ku një 13-vjeçar humbi jetën dhe disa persona të tjerë u plagosën pas shembjes së një shatërvani gjatë festimeve.

Pas fitores së Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit, ku goli vendimtar u shënua nga Ferran Torres, mijëra tifozë dolën në rrugë për të festuar suksesin historik të kombëtares.

Në Ciudad Rodrigo, qindra persona u mblodhën pranë shatërvanit Árbol Gordo, një nga pikat kryesore të festës. Në kulmin e atmosferës festive, pjesa e sipërme e strukturës u shemb papritur dhe ra mbi disa prej personave që ndodheshin aty.

Mes të prekurve ishte edhe një djalë 13-vjeçar, i cili u dërgua me urgjencë në qendrën shëndetësore lokale, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Sipas raportimeve paraprake, përveç viktimës, të paktën dy persona të tjerë u plagosën, njëri prej tyre me frakturë në këmbë.

Autoritetet kanë rrethuar zonën ku ndodhi aksidenti dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e shembjes së shatërvanit, ndërsa festimet e fitores së Spanjës u ndërprenë nga kjo ngjarje tragjike.

 

 

EMISIONET