Eljona Binakaj konfirmon romancën me Klodin/ Jam krenare për lidhjen tonë, por dua ta mbaj private

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, ka konfirmuar për herë të parë publikisht lidhjen e saj me Klodian Mihajn, gjatë një interviste në emisionin Top Arena.
Mes batutave me moderatoren Brikena, Eljona zbuloi se mban në dorë një "promise ring", ndërsa nuk humbi rastin ta ngacmonte edhe atë me pyetjen: "Po e jotja ku është, Briki?"
E pyetur për një puthje që kishte qarkulluar në rrjet mes saj dhe Klodit, influencerja nuk e mohoi lidhjen, por theksoi se preferon ta mbajë jetën private larg vëmendjes së tepërt.
"Po, unë dhe Klodi jemi në lidhje, por dua që gjërat e mia t’i kem private. Jam shumë krenare për lidhjen, por gjërat më të bukura nuk bën t’i flasësh gjithmonë", u shpreh ajo.
Eljona tregoi gjithashtu se një nga cilësitë që vlerëson më shumë te partneri është mbështetja që ai i jep, duke e cilësuar si një djalë të rrallë.
"Jam falënderuese, sepse është e vështirë të gjesh meshkuj të tillë", tha ajo, ndërsa me humor shtoi se Klodi është më xheloz se ajo, edhe pse, sipas saj, "të dy jemi xhelozë të bukur dhe të ëmbël".
Deklarata e Eljonës shënon konfirmimin e parë publik të marrëdhënies së çiftit, e cila prej kohësh ishte përfolur në rrjetet sociale.


