Dy vatra zjarri në Prrenjas brenda pak orësh/ Flakët përfshijnë Rrajcën dhe Qukësin, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

Dy vatra zjarri në Prrenjas brenda pak orësh/ Flakët

Dy vatra zjarri janë shfaqur gjatë orëve të fundit në territorin e Bashkisë së Prrenjasit, duke vënë në alarm shërbimet e emergjencës dhe banorët e zonave përreth.

Flakët janë aktivizuar në fshatin Skënderbe të Njësisë Administrative Rrajcë dhe në Njësinë Administrative Qukës, ndërsa temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e tyre.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Prrenjas, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe banorët e zonave të prekura, ka bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të të dyja vatrave.

Sipas të dhënave paraprake, zjarret nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo në banesa. Pasojat janë kufizuar në dëmtime materiale dhe djegie të disa sipërfaqeve të prekura nga flakët.

Autoritetet vendore kanë kërkuar nga qytetarët të tregojnë kujdes gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta, duke shmangur ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe hedhjen e materialeve të ndezshme në zona me rrezik për përhapjen e flakëve.

Dy vatra zjarri në Prrenjas brenda pak orësh/ Flakët

EMISIONET