Anulohet tubimi para selisë së LDK-së! Organizatorët e "Lidhja e Popullit" bëjnë thirrje për proces transparent

Anulohet tubimi para selisë së LDK-së! Organizatorët e

Tubimi i paralajmëruar për t'u zhvilluar pasditen e së dielës para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mbështetje të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, është anuluar. Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët, “Lidhja me Popullin”, të cilët njoftuan se vendimi është marrë me kërkesë të autoriteteve të LDK-së, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së rregullt të procesit.

Në reagimin e tyre, organizatorët u kanë bërë thirrje palëve që shqyrtimi i nismës për shkarkimin e Abdixhikut të zhvillohet në mënyrë demokratike, transparente dhe në përputhje me vullnetin e elektoratit të LDK-së.

“Lidhja me Popullin” thekson se synimi është një LDK unike, e bashkuar dhe e fortë, ndërsa falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe përgjegjësinë e treguar pas anulimit të tubimit.

Organizatorët kanë bërë thirrje që procesi i shqyrtimit të nismës për shkarkimin e Abdixhikut të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe transparente. “Lidhja me Popullin” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe përgjegjësinë e treguar. “Faleminderit për mirëkuptimin dhe për përgjegjësinë e treguar”, thotë njoftimi.

“Ju njoftojmë se, me kërkesë të autoriteteve të LDK-së dhe në funksion të mbarëvajtjes së rregullt të procesit, kemi marrë vendim për anulimin e tubimit të paraparë për sot, në ora 17:00, para zyrave të LDK-së.Njëkohësisht, bëjmë thirrje që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë demokratike, transparente dhe duke respektuar vullnetin e elektoratit të LDK-së për një LDK unike, të bashkuar dhe të fortë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe për përgjegjësinë e treguar”, thuhet më tej në reagim.

EMISIONET