Talenti shqiptar drejt historisë/ Erblin Osmani firmos kontratën e parë profesionale me Bayernin

Talenti shqiptar drejt historisë/ Erblin Osmani firmos kontratën e

Mesfushori i talentuar Erblin Osmani ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun dhe pritet që në ditët e ardhshme të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale me gjigantin gjerman.

17-vjeçari, i cili së fundmi ka qenë në vëmendjen edhe të Kombëtares së Kosovës, do të firmosë një kontratë trevjeçare me klubin bavarez.

Sipas raportimeve të Sky Sport, Osmani sezonin e ardhshëm pritet ta kalojë kryesisht me ekipin U19 të Bayernit, por njëkohësisht do të jetë pjesë e stërvitjeve me skuadrën e parë.

Bayern Munich ka plane afatgjata për mesfushorin e ri, ndërsa trajneri Vincent Kompany pritet t’i japë mundësi për të debutuar në ndonjë ndeshje të Bundesligës ose në Kupën e Gjermanisë, në varësi të zhvillimit të tij.

Osmani shihet si një nga talentet më premtues të brezit të ri dhe interesimi për të ka qenë i madh edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila po punon për ta afruar lojtarin në radhët e përfaqësueses.

Transferimi te Bayern Munich përbën një hap të madh në karrierën e 17-vjeçarit, i cili tashmë do të ketë mundësinë të zhvillohet në një nga akademitë dhe klubet më të mëdha të futbollit evropian.

 

 

EMISIONET