Lëndimi i Salibas i sjell Arsenalit miliona nga FIFA/ Klubi londinez përfiton mbi 4 milionë funte

Lëndimi i Salibas i sjell Arsenalit miliona nga FIFA/ Klubi londinez

Arsenali pritet të marrë një kompensim të majmë nga FIFA pas dëmtimit të rëndë të mbrojtësit William Saliba gjatë angazhimit me kombëtaren e Francës në Kupën e Botës 2026.

Qendërmbrojtësi francez u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minutash në gjysmëfinalen ndaj Spanjës, ndërsa pritet të mungojë për një periudhë prej katër deri në pesë muaj.

Sipas raportimeve, Saliba kishte vuajtur nga dhimbjet e shpinës që prej muajit mars, por gjendja e tij u përkeqësua gjatë ndeshjes, duke e bërë të pamundur vazhdimin e paraqitjes. Trajneri i Francës, Didier Deschamps, deklaroi se dhimbjet e lojtarit ishin bërë të padurueshme, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Falë Programit të Mbrojtjes së Klubeve të FIFA-s, Arsenali ka të drejtë të përfitojë kompensim financiar, pasi lojtari do të mungojë më shumë se 28 ditë për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë detyrës me kombëtaren.

Me pagën e Salibas që raportohet të jetë rreth 250 mijë funte në javë, klubi londinez pritet të arkëtojë mbi 4 milionë funte për të mbuluar një pjesë të kostos së mungesës së tij.

Dëmtimi i francezit është një goditje e madhe për trajnerin Mikel Arteta, pasi Saliba është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Arsenalit dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në sezonet e fundit.

Mbrojtësi pati një rol vendimtar në suksesin e Arsenalit në Ligën Premier, ku zhvilloi 50 paraqitje në të gjitha kompeticionet, edhe pse kishte luajtur për një periudhë të gjatë me probleme fizike.

 

EMISIONET