Radhë në kufi/ Dheu i Bardhë me pritje deri në 25 minuta për hyrje në Kosovë

Radhë në kufi/ Dheu i Bardhë me pritje deri në 25 minuta

Udhëtarët që po hyjnë në Kosovë po përballen me kolona në disa pika kufitare, ndërsa ngarkesa më e madhe është regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për automjetet në hyrje në këtë pikë arrijnë deri në 25 minuta, ndërsa kolona është rreth 300 metra e gjatë.

Në dalje nga Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 15 minuta, me kolonë rreth 200 metra.

Në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë. Në Bërnjak, Jarinje dhe Merdar, pritjet për hyrje variojnë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në disa pika të tjera janë më të shkurtra, rreth 3 deri në 5 minuta.

Të dhënat janë përditësuar më 20 korrik 2026, në ora 09:01, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje udhëtarëve që para nisjes të kontrollojnë gjendjen në pikat kufitare dhe të përdorin rrugët alternative kur është e nevojshme.

 

 

EMISIONET