Pas energjisë, asociacioni/Petkoviç: Përfaqësuesi i Kosovës më tha që do flasim për komunat serbe

Pas energjisë, asociacioni/Petkoviç: Përfaqësuesi i

Beogradi pretendon se qeveria e Albin Kurtit është gati të dialogojë për asociacionin e komunave me shumicë serbe, një ëndërr e Serbisë, por e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, njëherazi kryenegociator i Beogradit në dialog, Petar Petkoviç, pretendon se pala kosovare ka rënë dakord që të fillojë bisedimet për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovën.

Të martën në Brukel, përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit nënshkruan një marrëveshje për energjinë elektrike për komunat të banuara kryesisht nga serbët në veri të Kosovës.

Duke folur për mediet serbe, Petkoviç tha se homologu i tij në dialog, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte pranuar që pas marrëveshjes së energjisë të fillojnë bisedimet për themelimin e asociacionit, i cili ka qenë pjesë e dialogut prej 2013-s.

Gjykata Kushtetuese me një vendim të 2020 e cilësoi si antikushtetues themelimin e unifikimit të komunave me shumicë serbe.

Asociacioni i komunave serbe të Kosovës kërkon që t’u shërbejë më mirë interesave të serbëve kryesisht në veri të vendit.

Në asociacion është parashikuar që të përfshihen 10 komuna si Mitrovica e Veriut, Zveçani, Kllokoti, Zubin Potoku, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Novobërdë, Leposaviç dhe Shtërpcë.

Disa e kanë cilësuar asociacionin si një Republika Srpska të re në Kosovë dhe disa si hegjemoni, megjithëse Bashkimi Evropian ka sugjeruar se në bazë të dy marrëveshjeve të nënshkruara mes dy palëve në 2013 e 2015, asociacioni duhet të themelohet, por së pari duhet të merret edhe mendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Asociacioni ka qenë një mollë sherri mes dy vendeve fqinje dhe u reflektua edhe në protestat e vitit të kaluar, pas dështimit për një kompromis për targat.

EMISIONET