Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen. Serbët do të duhet të paguajnë faturat e energjisë

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen. Serbët do të duhet

Për qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, do të fillojë faturimi i rrymës së shpenzuar.

Kjo pas finalizimit të marrëveshjES mes Kosovës dhe Serbisë sa i takon energjisë elektrike, ditën e sotme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Lajmin e bëri të ditur Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd në një postim në Twitter.

"Me kënaqësi njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të ndërmjetesuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara," tha ai.

Marrëveshja për energjinë konsiston në furnizimin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe pagesat e rregullta prej tyre të faturave të elektricitetit.

Serbët në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut që prej përfundimit të luftës nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike, megjithëse janë furnizuar rregullisht.

EMISIONET