Mobilizohen Pacolli dhe Tahiri, shprehin gatishmërinë të ndihmojnë Adriana Matoshin për kurim

Mobilizohen Pacolli dhe Tahiri, shprehin gatishmërinë të

Dy humanistët në Kosovë, deputeti Behgjet Pacolli dhe Labinot Tahiri kanë shprehur gatishmëri ta ndihmojnë deputeten e LVV-së, Adriana Matoshi, e cila ka njoftuar se i është rikthyer tumori në tru pas 9 vitesh.

Në një koment të lënë në faqen e facebookut të Matoshit pas njoftimit për sëmundjen, Pacolli shkruan:

"Adriana une uroj nga zemra qe te lurohesh nga kjo kokedhembje sa me shpejt. Te lutem mos harro se jam në dispozicionin tend nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po te shqetëson tani. Me thuaj te lutem!"

Mobilizohen Pacolli dhe Tahiri, shprehin gatishmërinë të

Të njëjtën gatishmëri ka ofruar edhe Labinot Tahiri.

Një ditë më parë, aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi se i është kthyer tumori në kokë, sëmundje kjo me të cilën ishte përballur vite më parë.

Aktorja pas këtij lajmi ka marrë shumë mbështetje nga qytetarët e po ashtu nga njerëz të jetës publike në Kosovë.

EMISIONET