Më pak martesa dhe më shumë ndarje në Kosovë gjatë majit / ASK publikon të dhënat e reja

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për kurorëzimet dhe shkurorëzimet gjatë muajit maj 2026.
Sipas ASK-së, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 37 kurorëzime, brenda dhe jashtë territorit të Kosovës. Krahasuar me muajin prill, numri i martesave ka shënuar rënie prej rreth 7.9 për qind.
Ndërkohë, gjatë muajit maj janë regjistruar 117 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Në krahasim me muajin paraprak, numri i ndarjeve ka shënuar rritje prej 5.4 për qind.
Të dhënat janë publikuar nga ASK duke u bazuar në të dhënat administrative të Agjencisë së Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

