LVV DHE LDK DREJT MARRËVESHJES/ Kurti dhe Abdixhiku diskutojnë Qeverinë, Kuvendin e Presidentin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, zhvilluan një takim për formimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Pas takimit, Kurti tha se ende nuk ka një marrëveshje konkrete, por shprehu optimizëm për vijimin e procesit. Abdixhiku deklaroi se palët janë dakorduar të vazhdojnë komunikimin me synim shmangien e zgjedhjeve të reja.

LVV DHE LDK DREJT MARRËVESHJES/ Kurti dhe Abdixhiku diskutojnë

Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vijoi konsultimet për krijimin e institucioneve të reja me takimin me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në takim mori pjesë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Kurti ishte i shoqëruar nga Hekuran Murati.

Pas takimit, Kurti tha se ende nuk ka një rezultat konkret nga bisedimet, por vlerësoi frymën e diskutimeve dhe shprehu optimizëm për vazhdimin e procesit.

Kurti tha se synimi i përbashkët duhet të jetë shmangia e zgjedhjeve të reja, duke argumentuar se një proces i ri zgjedhor mund të sjellë përsëritje të situatës aktuale.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Kurti thkesoi se procesi duhet të bazohet në Kushtetutë dhe se kreu i shtetit duhet të ketë mbështetje sa më të gjerë politike.

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se palët janë dakorduar të vijojnë komunikimin për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional.

Abdixhiku shtoi se diskutimet do të vijojnë mbi parime që lidhen me stabilitetin institucional dhe balancën demokratike.

Takimet mes partive politike në Kosovë pritet të vijojnë në ditët në vijim, ndërsa objektivi kryesor mbetet krijimi i institucioneve të reja dhe shmangia e një tjetër procesi zgjedhor.

EMISIONET