Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, Kurti merr pjesë në aktivitetin qendror!

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike organizon aktivitetin me rastin e shënimit të 23 Qershorit – Ditës Ndërkombët Shërbyesve Civilë i cili do të mbahet sot në Amfiteatrin e objektit të ish-Rilindjes në Prishtinë.
Aktiviteti do të hapet me fjalën hyrëse të Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Fjalë rasti do të mbajnë edhe Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, si dhe Shefi i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hubert Perr.
Ky aktivitet organizohet me qëllim të vlerësimit të kontributit të shërbyesve publikë në funksionimin e administratës publike, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.
Në kuadër të aktivitetit do të bëhet edhe ndarja e mirënjohjeve për shërbyesit civilë të dalluar.

