Kosova pa drita për festa, operatori zbulon arsyet

Kosova pa drita për festa, operatori zbulon arsyet

Në këto prag festash, Kosova po përballet me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, me qytetaret e bizneset qe kane pasur ankesa te shumta.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli kërkoi nga kompania publike KOSTT dhe KEDS angazhim maksimal për furnizim të rregullt me energji elektrike dhe adresimin e problemeve në rrjetin energjetik.

Por sipas drejtuesit të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut, KOSTT ndërprerjet e energjisë elektrike po ndodhin për shkak të mbingarkesës në rrjet si pasojë e rritjes së konsumit e jo për shkak të mungesës së energjisë.

Në një deklaratë pas takimit me Rizvanollin ai tha se nuk ka mungesë të energjisë dhe se problemi është i përkohshëm. Më herët Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve që nga ora 18 e deri në mesnatë të racionalizojnë konsumin e energjisë

EMISIONET