DHA SHPIRT NË DUART E POLICISË! Zbardhen dëshmitë për vdekjen tragjike të Agon Zejnullahut në Kosovë!

Mediat në Kosovë kanë zbardhur detaje tronditëse mbi vdekjen në duart e policisë të një 27 vjeçari në Lipjan. Në dosje, pasqyrohen dëshmitë e policëve, por edhe të një gjyqtari dhe prokuroreje që ishin dëshmitarë okularë.

DHA SHPIRT NË DUART E POLICISË! Zbardhen dëshmitë për

Vdekja e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e policisë së Kosovës me 7 korrik vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Mediet atje tanimë kanë zbardhur detaje të momenteve të fundit të viktimës.

Sipas dosjes së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, patrullat policore kishin marrë informacione për një person që lëvizte në mënyrë të pakontrolluar, nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte kalimtarë.

Në momentin e ndërhyrjes, qytetari ishte ulur në një veturë dhe sipas deklarimeve të policëve, kishte shfaqur sjellje të çuditshme e të dhunshme.

Rreshteri Ibrahim Nela ka deklaruar se: “Kur u afruam me veturën zyrtare, ai filloi të fyejë dhe tentoi të na sulmonte. Pasi përdorëm sprajtin lotsjellës, ai u fut në veturën e një qytetari dhe më pas u përpoq të largohej. Kur tentuam ta ndalonim, ai rezistoi fizikisht.”

DHA SHPIRT NË DUART E POLICISË! Zbardhen dëshmitë për

Në momentin kur zyrtarët tentuan ta prangosnin, sipas Prokurorisë, Agoni është rrëzuar me kokë për toke dhe është mbajtur për tokë nga disa policë, ndërsa një prej tyre i kishte vendosur gjurin në shpinë në afërsi të qafës.

Një qytetar, dëshmitar okular në vendin e ngjarjes deklaron në prokurori se: “Unë pashë një zyrtar me gjurin mbi trupin e tij dhe i kërkova që ta lironin, sepse Agoni nuk kishte fuqi të rezistonte”.

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë Agonin në gjunjë me duar të lidhura, para se të ngarkohej në autoambulancë. Por në momentin që ambulanca mbërriti, ai nuk kishte më shenja jete.

Prokuroria përshkruan se: “Nga veprimet e ndërmarra nga pesë zyrtarët policorë, përfshirë përdorimin e forcës fizike dhe pozicionimin në trupin e të ndjerit gjatë arrestimit, dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen nga pakujdesia.”

Dëshmitarë të tjerë, përfshirë një gjyqtare dhe një prokuror, kanë konfirmuar sjelljet e çrregullta të Zejnullahut, por edhe se policia kishte vonuar në reagim dhe më pas kishte vepruar me forcë të panevojshme.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta publike.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë thirrje për hetim të plotë dhe transparencë. Ndërkohë, drejtori i Policisë ka pranuar dorëheqjen e komandantit të Policisë së Lipjanit, Argjend Gashi.

Familjarët e viktimës kanë akuzuar autoritetet për mungesë transparence dhe kanë pohuar se trupi i të ndjerit kishte “shenja dhe fraktura të shumta”.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa pesë zyrtarët policorë ndodhen në paraburgim për 30 ditë.

Rasti po trajtohet si një nga më të rëndët vitet e fundit ku e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë është policia e Kosovës.

EMISIONET