Petrit Vasili ngre pikëpyetje për marrëveshjen sekrete: A kanë deputetët certifikatë sigurie?

Petrit Vasili ngre pikëpyetje për marrëveshjen sekrete: A

Petrit Vasili, ka reaguar për çështjen e dokumenteve dhe marrëveshjeve të klasifikuara, duke ngritur pikëpyetje mbi aksesin e deputetëve në materiale që kërkojnë nivel të lartë sigurie.

Vasili ka pyetur nëse 140 deputetët e Kuvendit janë të pajisur me certifikata sigurie të nivelit të lartë dhe nëse kanë të drejtë të njihen me përmbajtjen e një marrëveshjeje të klasifikuar pa një autorizim të tillë.

“A janë të pajisur me certifikatë sigurie të nivelit të lartë 140 deputetët? A kanë të drejtë të lexojnë një marrëveshje tepër sekrete pa pasur këtë certifikatë sigurie?”, shkruan Vasili.

Ai ka kërkuar gjithashtu sqarime mbi natyrën e sekretit që shoqëron dokumentet, duke ngritur pyetjen se përse vendosen kufizime nëse informacioni nuk mund të bëhet i aksesueshëm për përfaqësuesit e Kuvendit.

Në reagimin e tij, Vasili ka kritikuar mënyrën e funksionimit të institucioneve, duke akuzuar mazhorancën se nuk po respekton rolin e parlamentit.

“Boll u tallët me parlamentin. S’ka parlament jo. Ekziston vetëm zyra e Edi Ramës, ajo qeveris edhe parlamentin, edhe drejtësinë, edhe presidentin”, shkruan ai.

EMISIONET