Pa asnjë votë kundër, Kuvendi jep 'dritën jeshile' marrëveshjes për kredinë 302 mln dollarëshe me SHBA
Kuvendi ka miratuar me konsensus të plotë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një kredi prej 302 milionë dollarësh. Votimi në seancën plenare u mbyll me një rezultat unanim, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.
Në përfundim të procesit të votimit, projektligji mori 74 vota pro, duke kaluar në tërësi marrëveshjen financiare mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“74 vota pro, zero abstenim, zero kundër. Miratohet në tërësi projektligji. Seanca plenare këtu mbyllet”, u bë e ditur në përfundim të punimeve të Kuvendit.
Miratimi u shoqërua me duartrokitje në sallë, ndërsa pas këtij vendimi u mbyll edhe seanca plenare e ditës.
Marrëveshja për kredinë prej 302 milionë dollarësh tashmë merr miratimin e Kuvendit, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave për zbatimin e saj.


