Eurodeputetja italiane ngre alarmin: Mbrojtja e mjedisit po lihet në plan të dytë në Shqipëri

Eurodeputetja italiane ngre alarmin: Mbrojtja e mjedisit po lihet në plan

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka ndarë përshtypjet nga vizita e saj në Shqipëri, ku mori pjesë në mbledhjen ndërparlamentare të Delegacionit BE–Shqipëri, si edhe në protestën qytetare që po zhvillohet prej javësh në Tiranë.

Përmes një reagimi , Guarda tha se gjatë qëndrimit në vend është njohur nga afër me shqetësimet e qytetarëve lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe projektet e zhvillimit në zonat e mbrojtura.

Sipas saj, në disa raste interesat ekonomike po vendosen mbi ruajtjen e natyrës dhe mirëqenien e komuniteteve lokale.

Reagimi i eurodeputetes Cristina Guarda: 

Ky (dhe jo vetëm ky) është realiteti që pashë në Shqipëri javën e kaluar.

E tregova dhe ndava përvojën time gjatë mbledhjes ndërparlamentare të Delegacionit BE–Shqipëri.

Shqetësimin e shumë njerëzve në terren, por edhe qëndrimin e rëndë të atyre që, në politikë, vazhdojnë ta vendosin në plan të dytë mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve. Sepse për ta, në radhë të parë vjen fitimi – një model zhvillimi ekonomik i papajtueshëm me shëndetin e territorit.

Zona e mbrojtur Vjosa–Nartë është rasti, shumë i rëndë, mbi të cilin ne u përqendruam. Por nuk është i vetmi dhe mund të shërbejë si një mundësi për të reflektuar politikisht mbi vlerat europiane.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të ndodhë në këtë frymë: në mbrojtje të vlerave, në respekt të mjedisit dhe në aktivizimin e komunitetit, duke garantuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Ai duhet të marrë parasysh edhe parimin e “mosregresit” në mbrojtjen e mjedisit.

Do të vazhdoj ta ndjek dhe t’jua tregoj këtë proces.

EMISIONET