Zonja: PD po nxjerr si kartë në zgjedhje sulmin ndaj SPAK-ut, është një strategji humbëse

Në “Drejt” nga Luan Rama, Sebastian Zonja gazetar tha se PD po futet në zgjedhje me një kartë si ajo e sulmit ndaj SPAK-ut për shkak të Berishës.

Zonja: Po t’i shohësh të dyja PD-të, njëra mbështet SPAK-un dhe njëra jo. Të nxjerrësh SPAK-un që ka një pëlqyeshmëri nga publiku dhe të nxjerrësh si kartë është një kartë humbëse në zgjedhje. Edhe në Amerikën filluan debatin me politikën për ekonominë.

Sot kemi Berishën që thotë hajde se kam probleme me SPAK-un ndërsa Basha thotë se e dua SPAK-un, por ku janë qytetarët? Rama foli në fjalimin e tij qysh nga Google, dhe 95% e fjalimit ishte për opozitën. Në Rama e dekurajon popullin opozitar, që do të fitojë mandatin 4, opozita sërish me SPAK-un do të merret?

EMISIONET