Video/ Rama publikon deklaratën e Marta Kos për projektet në Zvërnec dhe Sazan!

Video/ Rama publikon deklaratën e Marta Kos për projektet në

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një deklaratë të eurokomisioneres Marta Kos lidhur me debatet për projektet turistike në zonat e Zvërnecit dhe Sazanit, duke theksuar se Komisioni Europian është i informuar mbi procesin administrativ dhe zhvillimet përkatëse.

Në deklaratën e saj, Kos ka mirëpritur të drejtën e protestës si një liri themelore në Bashkimin Europian dhe vendet kandidate, por ka nënvizuar se për projektet në fjalë janë marrë garanci nga autoritetet shqiptare se do të kryhet vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet evropiane.

Ajo theksoi se Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit dhe në mbrojtjen e mjedisit, duke shtuar se ky progres duhet të bazohet mbi fakte dhe vlerësime të sakta institucionale.

Sipas Komisionit Europian, projekti në zonën Pishporo–Nartë, ashtu si të gjithë projektet e tjera në zhvillim në vend, duhet të jetë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor të BE-së, veçanërisht me kapitullin 27 që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Kos theksoi gjithashtu se procesi i negociatave është i vazhdueshëm dhe ligjërisht i detyrueshëm, duke garantuar që çdo hap i Shqipërisë drejt anëtarësimit do të jetë nën vlerësim të rregullt.

Komisioni Europian ka konfirmuar se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe se pret që të gjitha projektet të zhvillohen në përputhje me standardet evropiane për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.

EMISIONET