“Si hetuesit e kohës së Enverit”/ Redi Muçi "shpërthen" ndaj deputetit Bido: Po përdor metodat e diktaturës për të mbrojtur qeverinë

Një përplasje e ashpër verbale dhe plot ironi ka ndodhur së fundmi, ku deputeti i "Lëvizjes Bashkë" Redi Muçi, ka lëshuar një lumë akuzash dhe talljesh në drejtim deputetit Ardit Bidos.

Gjatë replikës së Muçit është theksuar se Bido po përdor metodat e vjetra të ish-Partisë së Punës për të mbrojtur Edi Ramën nga sulmet politike.

Sipas tij, Bido shfrytëzon "gjirizet e arkivave" për të nxjerrë dokumente kundër kundërshtarëve, në një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga kritikat ndaj qeverisë.

Muçi e ka krahasuar këtë qasje me atë të hetuesve të kohës së diktaturës, të cilët merrnin në pyetje qytetarët për arsye absurde, si për shembull të qeshurën gjatë kollitjes së Enver Hoxhës.

Ardit Bido është sfiduar hapur që t'i drejtohet gjykatës nëse ka pretendime serioze, duke u përballur gjithashtu me akuza të rënda për përdorimin e inspektorëve shtetërorë për të shantazhuar bizneset e vogla.

Muçi theksoi se deputeti socialist nuk i ngjan as hetuesve të egër të diktaturës, por karaktereve komike të viteve '90.

Duke e krahasuar me personazhin e njohur "Cekja", u rikujtua batuta e famshme "Gjethi, gjethi, këtu plepi, si më dëgjon marrje?".

 

EMISIONET