TENSIONE NË KUVEND/ Bido-Muçit: Fëmijë oligarku! Familja jote të rikthejë oborrin e shkollës në Gjirokastër
Seanca e fundit parlamentare ka përshkallëzuar në përplasje të ashpra personale dhe akuza të rënda mes deputetëve Ardit Bido dhe Redi Muçi, teksa po diskutohej një projekt-rezolutë mbi pasojat e komunizmit.
Situata u tensionua kur deputeti Bido mori fjalë, duke "goditur" ashpër Muçin, me akuza për hipokrizi dhe duke e cilësuar atë si "fëmijë oligarku".
Gjatë fjalimit të tij, deputeti nxori zbuluar detaje mbi pronat e familjes së Muçit, duke i bërë thirrje që 3.3% e tyre në zonën e mbrojtur në Arameras t'u falet familjeve në nevojë.
Akuzat nuk u ndalën me kaq. U pretendua gjithashtu se një godinë në pronësi të familjarëve të Muçit ka zaptuar oborrin e shkollës "Koto Hoxhi" në Gjirokastër.
Muçi iu kërkua që të pranojë shembjen e kësaj godine për t'ia kthyer hapësirën nxënësve, nëse vërtet i intereson çështja e arsimit.
Bido i kujtoi deputetit të "Lëvizja Bashkë" se nuk është turp të punosh si inxhinier ndërtimi apo kamarier që në moshën 14-vjeçare, por është turp të sigurosh jetën si "përdredhës politik".
Përgjigjja nuk ka vonuar nga ana e Muçit, i cili sapo mori fjalën për replikë përdori ironinë për të mbrojtur veten.
Ai e etiketoi kundërshtarin si "shoku Bido" dhe u tall me përdorimin e asaj që e quajti "harta të kundërzbulimit".
Muçi theksoi lidhjen e tij të fortë emocionale me shkollën në Gjirokastër, duke deklaruar se aty ka kaluar fëmijërinë pranë shtëpisë së tij, ndërsa u përgatit të lëshojë një përgjigje akoma më të ashpër kundër atyre që i quajti "të gjithë bidot e tjerë në sallë".


