SULMI NË HOTEL "VOLOREKË"/ Plagosja e Brian Syzos ndodhi në bashkëpunim. Ja kush ishte krah Meard Berberi (EMRI)

SULMI NË HOTEL "VOLOREKË"/ Plagosja e Brian Syzos ndodhi

Dikur bashkëpunëtorë në sulmin ndaj hotel “Volorekës”, në armiq. Meard Berberi bashkëpunoi në plagosjen e Brian Syzos

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në Pogradec pas një përplasjeje me armë zjarri, ndërsa policia ka arrestuar një nga personat e përfshirë dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur kur viktima, Brian Syzo, ishte ndalur me automjetin e tij dhe po priste një shok. Në atë moment janë afruar disa persona, mes tyre Nikolla Agolli dhe të tjerë, të cilët fillimisht kanë thyer xhamin e një automjeti tjetër.

Më pas situata ka përshkallëzuar, duke përfunduar me të shtëna armësh ndaj 35-vjeçarit, i cili është plagosur rëndë.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas kanë braktisur automjetin në zonën e Qafë-Thanës. Policia ka arrestuar Nikolla Agollin dhe David Priftin, ndërsa në kërkim janë shpallur Edison Agolli dhe Meard Berberi.

I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin e Pogradecit dhe më pas me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për shkak të dëmtimeve të rënda në këmbë.

Nga të dhënat hetimore, personat e përfshirë nuk janë të panjohur për policinë dhe kanë pasur më herët konflikte dhe ngjarje të tjera kriminale. 35-vjeçari Syzo rezulton i përfshirë më parë në ngjarjen e vitit 2020 në hotel “Voloreka”, ndërsa mes tij dhe një prej të dyshuarve ka pasur konflikte të mëhershme që dyshohet se kanë ndikuar në përshkallëzimin e situatës.

Policia ka sekuestruar tre automjete dhe gjashtë celularë si prova materiale dhe vijon punën për kapjen e personave në kërkim.

EMISIONET