"Anuloni koncertin e Kanye West!"/ Gonxhja-Bardhit: T’i merrni të keqen, eventi na fut në ligën e ndërkombëtarëve

"Anuloni koncertin e Kanye West!"/ Gonxhja-Bardhit: T’i merrni

Duke i kërkuar qeverisë të anulonte koncertin e 11 korrikut të Kanye West në Tiranë, Gazment Bardhi e quajti ministrin e Kulturës, Blendi Gonxhen, “hajdut.”

“Na flisni ju për antisemitizëm? Po anuloni koncertin e Kanye West. A i është anuluar koncerti këtij në çdo vend për shkak të qëndrimeve që ai mban? Ti je një hajdut i certifikuar. Anuloni ju koncertin dhe pastaj hajde flisni për antisemitizëm!”, tha Bardhi.

Në përgjigje të ofendimit, kryeparlamentari Niko Peleshi aplikoi masën e “tërheqjes së vërejtjes”, ndërsa Gonxhja iu përgjigj deputetit që t’i merrte të keqen këngëtarit, ndërsa tha se koncerti është event që ndryshon në imazhin e Shqipërisë.

“T’i marrin të keqen Kanye West! Është super artist që ka performuar në Holandë dy net, një vend lider i BE që ka koncert në Spanjë, Portugali, ka bërë koncert në Turqi, Gjeorgji, SHBA e së shpejti në Shqipëri. Ata që kanë ndonjë gjë me koncertin, na vjen keq, do të jetë një nga eventet që na fut në ligën e ndërkombëtarëve sa i përket destinacionit e brand-it”, u shpreh Gonxhja.

EMISIONET