(VIDEO) Turma e ngatërroi për deputetë / Protestuesit “i vërsulen” mjetit të qytetarit me vezë, policia e kthen shtetasin në veturë
Mesa duket "pre" e sulmeve me veze dhe shishe uji nuk qenkan vetëm deputetët dhe ministrat.
Një incident tjetër ka ndodhur para Kuvendit ku makina e një qytetari është ngatërruar si ajo e një deputeti.
Si rrjedhojë protestuesit pa u menduar dy herë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit me vezë dhe bidona uji.
Qytetari i revoltuar nga goditjet ka tentuar të konfrontohet fizikisht me turmën e protestuesve por ai e pësoi dhe më tej, pasi sulmet me vezë dhe bidona vijuan drejt tij edhe pasi dola nga vetura.
Policët që ishin pranë, menjëherë kanë reaguar dhe ka kthyer shtetasin brenda mjetit të tij për të ruajtur sigurinë e tij.

