KORDONË SIGURIE PARA PARLAMENTIT/ Policia rrethon zonën për të shmangur përplasjet mes deputetëve dhe protestuesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2026, 12:49

Vijon grumbullimi i protestuesve para parlamentit, ku ata kanë lëshuar thirrje dhe kanë qëlluar me vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve dhe ministrave.
Teksa vijon seanca plenare në sallën e parlamentit, jashtë ambienteve policia ka formuar një kordonë sigurie në mënyrë që deputetët dhe ministrat të kalojnë pa përplasje mes protestuesve.
Rikujtojmë se pak më herët, ka ndodhur një incident ndaj zv.kryeministres Albana Koçiu, e cila nuk shpëtoi nga sulmet me vezë.
Automjeti i saj ra pre e goditjeve nga protestuesit.

