Gjykata Supreme në SHBA ndan vendime për Trump, zgjeron pushtetin presidencial por vendos edhe kufizime të rëndësishme

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka marrë një sërë vendimesh që prekin drejtpërdrejt pushtetin presidencial, institucionet federale dhe procesin zgjedhor, duke i dhënë Donald Trumpit si fitore ashtu edhe humbje në betejat e tij ligjore.
Një nga vendimet më të rëndësishme lidhet me zgjerimin e kompetencave të presidentit mbi administratën federale.
Gjykata rrëzoi një precedent që kishte qenë në fuqi për më shumë se 90 vjet, duke i dhënë presidentit më shumë autoritet për shkarkimin e drejtuesve të agjencive federale të pavarura.
Ky vendim konsiderohet një ndryshim i rëndësishëm në balancën e pushtetit në SHBA, duke forcuar kontrollin e Shtëpisë së Bardhë mbi institucionet federale.
Megjithatë, gjykata vendosi edhe një kufizim, duke mos lejuar shkarkimin e menjëhershëm të Lisa Cook, anëtare e Bordit Drejtues të Rezervës Federale, e cila po e kundërshton çështjen në gjykatë.
Në një tjetër vendim, me pesë vota pro dhe katër kundër, Gjykata Supreme lejoi që shtetet të vazhdojnë numërimin e fletëve të votimit që mbërrijnë pas ditës së zgjedhjeve, nëse ato janë dërguar brenda afatit ligjor.
Vendimet pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si funksionon pushteti federal dhe procesi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara.


