Mos i hiqni gjithmonë nga priza/ Tri pajisje që duhet të qëndrojnë të lidhura me rrymën

Mos i hiqni gjithmonë nga priza/ Tri pajisje që duhet të

Shumë njerëz e kanë zakon t’i shkëpusin pajisjet elektronike nga priza sapo mbarojnë përdorimin, me synimin për të kursyer energji ose për t’i mbrojtur nga dëmtimet. Megjithatë, kjo praktikë nuk është e përshtatshme për çdo pajisje.

Në disa raste, ndërprerja e menjëhershme e energjisë mund të pengojë procese të rëndësishme që zhvillohen pas fikjes, duke ndikuar në funksionimin dhe jetëgjatësinë e pajisjes.

Printeri është një prej pajisjeve që nuk rekomandohet të shkëputet menjëherë nga priza. Kur fiket përmes butonit, ai përfundon ciklin e punës dhe kalon në gjendje pritjeje. Nëse energjia ndërpritet papritur, gjatë ndezjes së radhës mund të kryejë pastrim shtesë të kokave të printimit, duke përdorur më shumë bojë.

Edhe ruteri është më mirë të mbetet i lidhur me rrymën. Ai mban të lidhura pajisje të ndryshme, si kompjuterë, televizorë, kamera sigurie dhe pajisje të mençura. Shkëputja e shpeshtë nga priza mund të ndikojë në stabilitetin e rrjetit dhe ta zgjasë kohën e rilidhjes me internetin. Rinisja rekomandohet vetëm kur shfaqen probleme me lidhjen.

Për televizorët OLED, fikja nga priza menjëherë pas përdorimit mund të ndërpresë procesin automatik të freskimit të pikselëve.

Ky funksion ndihmon në ruajtjen e cilësisë së figurës dhe ul rrezikun e mbetjes së imazheve në ekran. Ndërprerja e këtij procesi në mënyrë të përsëritur mund të ndikojë në performancën e panelit me kalimin e kohës.

Për këtë arsye, pajisjet elektronike është më mirë të fiken përmes butonit të tyre, në mënyrë që të përfundojnë proceset e nevojshme para se të kalojnë në gjendje pritjeje.

Shkëputja nga priza rekomandohet në raste të veçanta, si gjatë stuhive me bubullima, kur shtëpia mbetet bosh për një periudhë të gjatë ose kur ekziston rreziku i mbingarkesës në rrjetin elektrik.

EMISIONET