"Sa kam parë si ty unë..." - Balla replikon me Muçin: Halli yt është të mbarojë parlamenti se do ia lëshosh mandatin tjetrit
Në përgjigjen ndaj Redi Muçit, Taulant Balla tha se problemi i tij është që parlamenti të mbarojë shpejt që t’i lëshojë mandatin pasardhësit, sipas marrëveshjes.
Ai shtoi se e vetmja arsye që shkojnënë protestë është për të marrë ‘like’ në Facebook ose për të bërë selfie, teksa i përsëriti se PS nuk i merret dot asgjë me forcë.
“Deputeti që sapo foli ka një hall shumë të madh se do që parlamenti të mbarojë sa më shpejt se vitin tjetër duhet të lëshojë mandatin që të vijë ai tjetri siç e kanë marrëveshjen. Llapi ka sjellë tezen, ai tjetri ka sjellë atë që i mban çantën. Këta janë ata që shkojnë te protesta për ndonjë selfie dhe për të marrë ndonjë like në Facebook.
Vuçiqi nuk i shkon krahasimi asnjë politikani shqiptar. Edi Rama e ka shkruar emrin e vet në historinë e këtij vendi si kryeministri i parë dhe i vetëm që në mes të Beogradit ia ka thënë mu në ballë historinë Serbisë sa i përket Kosovës, është udhëheqësi i vetëm që në Beograd ka shpallur pavarësinë e Kosovës. PS me forcë nuk i merrni dot asgjë. Sa kam parë si ty unë...”, tha Balla.

