Vijon protesta/ Florian Binaj: Çdo qeveritar që ka vjedhur të shkoj në burg, po jo si ai me 5 yje...
Aktori dhe aktivisti i njohur, Florjan Binaj, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e uuren rininë, ndaj ajo ka ikur nga vendi. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se Rama e urren dinjitetin.
Binaj theksoi se kjo protestë nuk bëhet vetëm për ata që janë në shesh, por edhe për punonjësit e administratës, të cilët detyrohen të shkojnë në aktivitetet e PS-së.
"Kushdo që nga ’90-a që ka vjedhur këtu qoftë edhe 10 lekë, të shkojë në burg! Çdo qeveritar! Kushdo që ka shkelur ligjin të shkojë në burg, por jo në burg me 5 yje!
Ju jeni të gjithë të bukur, ai e urren të bukurën! Ju jeni të gjithë të rinj, Rama e urren rininë, ndaj dhe ka ikur rinia nga ky vend. Ju keni dinjitet, ai e urren dinjitetin!
Dhe më e rëndësishmja, ne e duam të vërtetën, ai e urren atë! Do t’i jepja një urim kësaj qeverie, sidomos kryeministrit: atë që i ke bërë shqiptarëve, ta bëftë Karma 10-fish”, deklaroi Binaj nën brohoritjet e turmës.

